Detaje të reja dalin lidhur me plagosjen e 29-vjeçarit, Sidi Velaj, i cili u qëllua mbrëmjen e sotme me armë zjarri nga Qerim.B.

Gazetari Enrik Mehemti bën me dije se ndaj 29-vjeçarit u qëllua me armë 10 herë, ndërsa mësohet se plumbat e kapën në shpatull dhe kofshë.

Sherri mes të plagosurit dhe autorit, i cili është ende në arrati, u zhvillua në një bar në një karburant të Orikumit.

Blutë e Vlorës bënë me dije se 29-vjeçari dhe autori shtetasi Qerim.B u konfliktuar sot rreth orës 18:40 në në ambientet e një karburanti (bar), në Orikum.

Debati mes dyshes agravoi deri në përdorimin e armës, për pasojë 29-vjeçari është plagosur.

Aktualisht i plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë që autori është ende në arrati.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

NJOFTIMI

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 18:40, në ambientet e një karburanti (bar), në Orikum, dyshohet se gjatë një konflikti, për motive të dobëta, shtetasi Q. B. ka plagosur me armë zjarri shtetasin S. V., 29 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko