Zyrtarisht nga burimet është mësuar se 1.8 milionë euro është shuma e gjetur në kamionin e bllokuar në Portin e Durrësit që kishte ardhur nga Bari i Italisë, ndërsa të njëjtat burime kobnfirmojnë për Fax Neës se drejtuesi i mjetit që tashmë është vënë në pranga është një 54-vjeçar.

Brenda kamionit gjatë një kontrolli risku u gjetën 5 qese ku ishin fshehur paratë e pajustifikuara, ndërsa kamioni me targë TR 2046U, kishte dalë nga Shqipëria para 4 ditësh dhe ditët e fundit kishte bërë hyrje-dalje të shpeshta nga vendi.

Katër ditë më parë kishte dalë nga Shqipëria përmes portit të Durrësit drejt Bari në Itali dhe ishte kthyer mbrëmjen e djeshme në orën 1:30 të natës.

Kjo sasi eurosh që vinin nëpërmjet një trageti të ardhur nga Bari është gjetur e shpërndarë në vende të ndryshme brenda një mjeti.

Gazetarja e Fax News, Albana Aliaj raporton se Departamenti i Krimeve të Rënda është duke trajtuar rastin menjëherë pasi u njoftua nga policia në doganë duke ndaluar kështu drejtuesin e mjetit i cili ndodhej i vetëm. Deri më tani burimet bëjnë me dije që drejtuesi është nga qyteti i Tiranës dhe ka bërë vazhdimisht të njëjtën rrugë kohët e fundit.

Në bazë të analizës së riskut mësohet se mjeti është përzgjedhur nga sistemi me risk dhe është kapur nga skanimi, i cili ka zbuluar që kishte para të fshehura.

Zbulimi i parave është bërë pak pas mesnatës së kaluar, ndërsa nga përdorimi i skanerit janë pikasur edhe shuma e madhe e parave të fshehura në një kamion që ishte nisur nga Bari.

Mësohet se paratë janë në valutën euro ndërsa nuk bëhet i ditur ende emri i poseduesit të tyre, nga ishin nisur dhe kush ishte destinacioni. Operacioni është realizuar nga strukturat doganore në bazë të analizës së riskut. Pas konstatimit nga Dogana, është njoftuar Pólicia për hétime te mëtejshme.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re