Skip to content

Detaje nga sherri me dy të plagosur, dyshohet se dy grupet u zunë për paratë e siguruara nga kontrabanda e mallrave


Zbardhen detaje nga sherri mes dy grupeve mbrëmë në Bilisht, ku dy prej tyre kanë mbetur të plagosur.Sherri dyshohet se ka nisur për shkak të një debat për ndarjen e parave të ardhura nga veprimtaria e paligjshme e kontrabandës së mallrave.

SHERRI
Teksa në sherrin e mbrëmshëm u përfshinë disa persona, një prej tyre u plagos me thikë. Nga ana tjetër, pas sulmit, i dëmtuari ka nxjerrë thikën dhe ka goditur njërin prej dhunuesve. Trajan Çeliku, i njohur nga policia si person problematik, së bashku me dy persona të tjerë, kanë dhunuar një 39-vjeçar me inicialet G.M. Konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa nuk ka qenë hera e parë që autorët të përfshihen në konflikt me 39-vjeçarin.

Gjatë sherrit, 39-vjeçari e ka goditur me thikë pas sulmit të personave. Mësohet se pas mjekimit në spital, të gjithë janë shoqëruar në komisariatin e Devollit ku do të merren në pyetje e do të zbardhet gjithë dinamika e ngjarjes.