Si pasojë e rënies se zjarrit në një banesë private në Tiranë, një foshnjë 6 muajshe ka ndërruar jetë në spital nga asfiksimi.

Në banesë ishin vetëm gjyshja dhe nipi, ndërsa e ëma kishte dalë për të pirë kafe.

Një nga fqinjet ka folur per mediat dhe ka treguar si ndodhi ngjarja. Ajo u shpreh se foshnja u nxorr gjallë nga banesa, por humbi jetën spital, ndërsa sipas saj gjyshja u kujtua për qenin, por harroi se kishte nipin brenda.

“20-30 vjet kanë që rrinë këtu, janë njerëz të mirë dhe të urtë. Jetonte me gocën që kishte fëmijën 6-muajsh, gocën e kishte të divorcuar. Kushte siç jetojnë gjithë shqiptarët, në ato kushte ishin. Të gjithë ne i dhamë ndihmën e parë. Qante çuni i vogël me ulërima, bërtiste foshnja, ulëriste. Hyri goca brenda, por ishte e pamundur. Janulla (gjyshja) tha kam qenin, e harroi djalin. Pastaj tha ua kam foshnjën. Bërtiti. Nëna e fëmijës kishte dalë të pinte kafe. Kaq ishte gjithë skema. Tym i madh, kur dolëm ne çfarë të shikonim. Vajza mori direkt zjarrfikësen. Zjarrfikësja erdhi shpejt, por kur e kanë nxjerrë polici foshnjën po qante. E mori nipi im e futi në ambulancë, fëmija ishte gjallë. I vunë aparatet, por kishte vdekur në spital”, tha fqinja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re