Skip to content

Detaje nga vdekja e Kagansky-t: ç’ndodhi me shkencëtarin e famshëm rus që merrej me vaksinën COVID?

Biologu i mirënjohur rus molekular Alexander Sasha Kagansky u gjet i vdekur në Shën Petersburg.

Kagansky, 45 vjeç, i lidhur ngushtë me Universitetin e Edinburgut dhe i njohur për punën e tij në luftën kundër kancerit, ra nga kati i 14-të i një ndërtese apartamenti të shtunën, sipas mediave britanike dhe ruse. Ai ishte me të brendshme dhe kishte një plagë me thikë në trup.

Zyra hetimore e Rusisë ka hapur një hetim mbi vrasjen e Kagansky-it dhe arrestoi një të dyshuar 45-vjeçar, njoftoi agjencia TASS.

I dyshuari, një mik i Kagansky-t, tha se biologu ishte mendërisht i paqëndrueshëm në prag të vdekjes së tij dhe plagosi veten me thikë, shkruan Bild.

Sipas të dyshuarit, Kagansky u hodh nga tarraca kur u përpoq t’i rrëmbente thikën nga dora e tij. Policia beson se të dy luftuan njëri-tjetrin para se të binte Kagansky.

Kagansky punoi në Universitetin e Edinburgut për 13 vjet, deri në vitin 2017.

Ai më pas shërbeu si Drejtor i Qendrës për Mjekësi Gjenomike dhe Rigjeneruese në Universitetin Federal të Vladivostok, ku vazhdoi të punojë me institucionin arsimor skocez.

Ai gjithashtu punoi në zhvillimin e një vaksine koronavirus.

Ai shkoi në Shën Petersburg për të vizituar varret e të afërmve të tij.