Fax News mëson detaje të reja për ngjarjen në Vlorë ku humbi jetën pasi u godit nga një skrep një i ri. Mësohet se bëhet fjalë për 25-vjeçarin Jaup B,. dhe drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici.

29-vjeçari, Bujar C. nga Librazhdi po merret në pyetje në lidhje me shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes ku mësohet se ka qenë në një mjet tjetër kur ka goditur 25-vjeçarin. Incidenti ka ndodhur në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, pranë Kalasë, një mjet vinç duke kryer punime pastrime territori në këtë zonë, ka aksidentuar të riun.

Ingormacion paraprak: Rreth orës 16:20, në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, pranë Kalasë, një mjet vinç duke kryer punime pastrime territori në këtë zonë, ka aksidentuar një shtetas ende të paindentifikuar, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin B.Ç., 29 vjeç, banues në Librazhd, i cili po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re