Skip to content

Detaje nga vrasja e Pelivan Sinanrrapajt, çfarë fiksuan kamerat, ja miku që i dha goditjen e fundit

“News 24” ka publikuar të tjera detaje për ngjarjen e rëndë të ndodhur pak ditë më parë në Fier, ku 57-vjeçari Pelivan Sinanrrapaj gjeti vdekjen pas dhunës së tre miqve të tij.

Ndërsa sot gjykatësi Piro Sota vendosi të kthejë në burg një prej të akuzuarve, pas ankesave të familjarëve të viktimës e ndjekjes.

Sipas të dhënave tre të akuzuarit kanë qenë në të njëjtën kohë në seancën gjyqësore ku janë administruar të gjitha provat, pamjet filmike të kamerave të sigurisë dhe raporti mjeko-ligjor.

Referuar provave, goditjen e fundit ndaj Sinanrrapajt e ka dhënë Festim Alimetaj. Po sipas pamjeve, miqtë nuk janë zënë me mjete të forta por veç me grushte e shkelma mes tyre.

Nga konflikti rezulton të jetë tërhequr i pari Fitim Zekaj, ndërsa i fundit ka konflikti është tërhequr Alimetaj, i cili edhe e ka goditur me grusht.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore edhe viktima ka qenë i dehur.

Masa e sigurisë

Festim Alimetaj 53 vjeç, arrest me burg
Ferdinand Merkaj 44 vjeç, arrest shtëpie
Fitim Zekaj 42 vjeç, detyrim paraqitje.