Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Belgjikë.

Të shtunën në mbrëmje rreth orës  23:00 në një autostradë në qytetin Antëerp i është bërë atentat Bledar Muçës i njohur nga të gjithë si krahu i djathtë i Ardian e Florenc Çapja.

Mësohet se nga të shtënat Muça ka ndërruar jetë në vend, ndërsa është ekzekutua teksa ishte duke parkuar makinën e tij pranë shtëpisë, kur dy persona që po e prisnin kanë qëlluar me breshëri plumbash.

Mediat belge shkruajnë se ka dyshime që të paktën dy përsona të kenë kryer atentatin.

Bledar Muça disa vite më  parë ishte objektiv i një atentati bashkë me Florenc Çapjan. Muça u plagos ndërsa Florenc Çapja nuk pësoi asgjë, ndërsa për ngjarjen në atë kohë, policia shpalli në kërkim dhe arrestoi më vonë Shkëlzen Hasanpapajn. Ka dyshime se Muça ishte përfshirë në shumë ngjarje të rënda në qytetin e Elbasanit.

Mucës i është atentat edhe në Elbasan, në qershor te 2016. Muça është akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ilir Rexhepi, e ndodhur me 30 dhjetor të vitit 2012.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re