Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e shqiptarit pranë një lokali në Greqi. Mediat greke bëjnë me dije se babë e bir ishin ulur në një bar kafe në Agios Sostis kur hyri papritmas një person i armatosur. Sherri filloi për mosmarrëveshje financiare dhe përfundoi në të shtënat me armë që vranë babain dhe lanë të birin në gjendje kritike për jetën.

Sipas newsit.gr, autori ka qëlluar pa kriter duke lënë të plagosur edhe tre persona të tjerë. Jashtë lokalit, kishte plot fëmijë të vegjël ndaj është konsideruar mrekulli që nuk ka viktima të tjera.

Mes të plagosurve është një kamerier i lokalit dhe një grua. Në vendin e ngjarjes ishte edhe bashkëshortja e viktimës, e cila është parë e larë në gjak pasi nuk ka pranuar të largohet nga bashkëshorti i saj.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re