Detaje të reja janë zbardhur nga krimi që tronditi mbrëmjen e djeshme qytetin e Lezhës ku Besnik Pjetri, ka qëlluar për vdekje Pjetër Përjakun ish-vjehrrin e tij dhe Gent Përjaku ish-kunatin.

 

Mësohet se dy viktimat, babë e bis, ishin kthyer nga Italia një ditë më parë.

 

Autori Besnik Pjetri shkoi në shtëpinë e ish-gruan dhe pas një konflikti të çastit ai nxori armën dhe vrau babë e bir.

 

Autori ishte baba i dy vajzave dhe prej 6 vitesh ishte i divorcuar nga bashkëshortja, periudhë e cila është shoqëruar me konflikte të vazhdueshme.

 

Autori I vrasjes së dyfishtë ishte denoncuar edhe nga ish-gruaja për dhunë në Itali, ku edhe ka bërë 2 vite burg.

 

Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në fshatin Grykë e Zezë të Lezhës, ndërkohë autori Besnik Pjetri është shpallur në kërkim nga policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re