Detaje të reja kanë dalë pas vrasjes së 52 vjeçarit në Mat Petrit Pupla nga bashkëfshatari i tij Islam Mata.

Burime për Vizion Plus thanë se dyshohet që zanafilla e kësaj vrasje është në vitin 2011 kur viktima Pupla ka gjuajtur në drejtim të familjes Mata në fshatin Lis të Matit.

Gjatë të shtënave mësohet se është plagosur vajza e Islamit. Për këtë, Petrit Pupla banues në fshatin Shëlli është arrestuar dhe ka vuajtur dënimin me 7 vite burg.

Pas daljes nga burgu ai ishte zhvendosur të jetonte në Durrës, por rreth 3 vite më parë ishte rikthyer në fshatin Vig që është ngjitur me fshatin Shëlli për të punuar në një fermë lopësh.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm mësohet se Islam Mata kishte dalë për gjueti teksa ka takuar në rrugë në hyrje të fshatit Vig Petrit Puplën.

Nuk dihet nëse ka patur debat mes tyre, ndërsa Mata e ka vrarë me armën e gjahut që kishte me vete dhe më pas është vetëdorëzuar në polici.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe pritet të hedhë më shumë dritë mbi rrethanat e vrasjes./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re