Detaje rrëqethëse dalin në dritë për vrasjen e 31-vjeçares shqiptare në Greqi, Anisa Shehu, nga bashkëshorti i saj Florand Shehu.
y i fundit ka treguar në dëshminë e tij në Polici momentet që kreu krimin, duke zbuluar një situatë të frikshme.
Viktima, nënë e një djali që tani ka mbetur jetim, dhe me babain që pritet të akuzohet për krimin e tmerrshëm dhe të burgoset, u përpoq të shpëtonte nga duart e burrit që kishte kohë që e dhunonte, por nuk ia doli.
Sipas asaj që zbardhin mediat greke, referuar dëshmisë që ka dhënë autori i dyshuar në polici, Anisa ka qenë në gjumë në dhomën e saj kur autori, ka hyrë me një thikë dhe e ka goditur fillimisht në qafë.
“Ajo ishte duke fjetur me shpinë dhe unë iu afrova dhe e godit me majën e një thike një herë në qafë. Mbaj mend që ajo u zgjua dhe filloi të bërtiste. Dhe pastaj ia mbylla gojën. Ajo arriti të më kafshojë. Pastaj nxora thikën dhe e godita përsëri në të njëjtën mënyrë. I mbylla gojën me të dyja duart sepse ajo bërtiste. Kur ajo ndaloi së bëri rezistencë dhe së bërtituri, u largova”, ka thënë autori.
Siç shkruan ‘Protothema’, detaji më tronditës që del nga dëshia e Florand Shehut, është se gruaja mbyllej mjaft shpesh në dhomat e shtëpisë sepse kishte frikë prej bashkëshortit.
Ai mësohet se i kishte mbledhur të gjitha çelësat e dyerve të brendshme të shtëpisë, vetëm në mënyrë që gruaja e tij të mos mbyllej dhe të mos ikte prej tij.
Në dëshminë e tij ai thotë në një moment: “Dera ishte e hapur, pasi kisha hequr çelësat nga dyert në mënyrë që ajo të mos mbyllej përsëri”.
Ditën e krimit, ishte vetë autori që shkoi në polici dhe lajëmroi se kishte vrarë gruan. Ajo që nuk dihet deri më tani është se çfarë ndodhi ditën e krimit që ai e vrau të shoqen.