TIRANË- Autori i plagosjes së dy vëllezërve Abazaj, Gert Latifi, ishte kthyer pak kohë më parë nga Italia, ku jetonte me bashkëshorten dhe fëmijët.

Sherri mes të rinjve, sipas deklarimeve të tyre, kishte nisur për ngacmimin e një vajze, tre vite më parë. Mbrëmjen e djeshme, 35-vjeçari Latifi komunikoi me dy vëllezërit dhe la takim për t’u sqaruar.

Konflikti mes tyre fillimisht nisi me fjalë, u pasua me sharje dhe përplasje fizike me grushte.

Më pas Latifi i plagosi me thikë. Pas ngjarjes u largua menjëherë dhe u zbulua nga mjeti që lëvizte, të cilën e kishte marrë me qira.

Përmes GPS së makinës policia bëri të mundur identifikimin dhe më pas lokalizimin në Lushnjë në një hotel, ku iu gjet edhe një sasi kokaine.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re