Skip to content

DETAJE/ Situata e koronavirusit në jug të Shqipërisë, dhjetëra persona të karantinuar në banesa

Foto ilustruese

Faxweb.al ka zbuluar disa detaje të reja nga situata e koronavirusit në një pjesë të jugut të Shqipërisë ku mbeten të karantinuar 26 persona në banesat e tyre. Gjirokastra ka numrin më të lartë të të prekurve me 17 të izoluar, më pas vjen Përmeti me 7 të izoluar dhe Tepelena me 2 të karantinuar.

Ndërsa Libohova, Dropulli dhe Këlcyra nuk kanë asnjë person të karantinuar dhe mbeten zona të gjelbra.

Ditën e djeshme, u regjistruan 31 raste me Covid ndërsa vatrat më të nxehta mbeten Tirana dhe Shkodra,. (A.M/Faxweb.al)

/faxweb