Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i 39-vjeçarit Indrit Aliu, i cili duke u hequr si zyrtar i lartë shtetëror mashtronte biznesmenët duke u premtuar tendera.

 

Ka qenë një biznesmen që ka bërë kallëzim në polici pasi kishte kuptuar se ishte mashtruar nga Indrit Aliu.

 

Ky i fundit kishte hapur edhe një zyrë për të joshur viktimat e tij dhe për t’i mashtruar.

 

Aliu u premtonte biznesmenëve se do t’i ndihmonte me tendera në Ministrinë e Infrastukturës, kryesisht në akvititetin e minierave dhe të ndërtimit. Ai u thoshte se kishte njohje brenda ministrise dhe  kundrejt shumave të parave mund t’i jepte tenderat që ata kërkonin.

 

Ali ka qenë i dënuar edhe në vitin 2011, ku është dënuar me 10 vite burg për të njëjtën vepër penale, atë të mashtrimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re