Spiunët nga Emiratet e Bashkuara Arabe pushtuan pajisjet e familjes mbretërore të Katarit dhe përgjuan komunikimin privat midis ish-Zonjës së Parë të SHBA Michelle Obama dhe Madhërisë së saj Mose bint Nasser, sipas një libri të ri të shkruar nga një gazetare e Neë York Times.

Bëhet fjalë për librin “In this is how they tell me the world ends” (Kështu ata më tregojnë se si bota po mbarron”).

Raportet e mëparshme të gazetave thanë se Emiratet e Bashkuara Arabe, me ndihmën e ish-operativëve të SHBA, kryen një operacion të sofistikuar inteligjence, duke synuar zyrtarë qeveritarë, zyrën e Kombeve të Bashkuara në New York dhe zyrtarë të FIFA-s.

Por të shtunën, fragmente nga libri i Nicole Perlroth, gazetare spiunazhi kibernetik, për herë të parë u bënë publike akuza për përgjim në komunikimet me postë elektronike midis Michelle Obama dhe Mose-s, gruaja e ish të Sheikut të Katarit Hamad bin Khalifa Al Thani.

Në komunikimet mes tyre ka patur çështje personale, çështjet e sigurisë, si dhe në lidhje me ndryshimet e orarit të fjalimit të Michelle Obama-s në Samitin vjetor të Edukimit në Doha.

Një operativ amerikan dyshohet se u tërhoq nga programi spiun gjatë operacionit dhe u largua nga Abu Dhabi.

“Ishte momenti që thashë – nuk duhet ta bëjmë këtë, nuk duhet t’i spiunojmë ata njerëz,” tha një ish-analist i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA (NSA).

Spiunazh për Kupën e Botës

Si pjesë e projektit Raven, hakerat përdorën pajisje shumë të sofistikuara të spiunazhit kibernetik për t’u dhënë Emirateve depërtim në punën e qeverive të tjera, grupeve të armatosura dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut që i kanë kritikuar.

U përdor një arsenal i tërë mjetesh kibernetike, përfshirë një platformë të njohur si Karma, në sajë të së cilës operativët pushtuan telefonat e qindra aktivistëve, udhëheqësve politikë dhe terroristëve të dyshuar.

FBI po heton rastin sepse ligji amerikan ndalon hakimin e rrjetit amerikan ose vjedhjen e komunikimeve të amerikanëve.

Një nga synimet kryesore ishte Katari.

Kjo për shkak se ky vend, në vitin 2010 ishte në qendër të vëmendjes pasi mori Kupën Botërore FIFA 2022. Katër vjet më vonë, operativët e Emirateve të Bashkuara Arabe shënjestruan drejtorët e FIFA-s dhe ata që ishin të përfshirë në fushatën e Katarit, me synimin për të gjetur informacione që mund të dëmtonin reputacionin e këtij vendi.

Emiratet e Bashkuara Arabe nuk e komentuan zyrtarisht operacionin e spiunit, por thanë se po përballeshin me një kërcënim nga grupet e armatosura dhe po punonin me SHBA në antiterrorizëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re