Arsenali i Armëve i zbuluar mesditën e djeshme në zonën e Liqenit të Thatë, dyshohet se i përket një grupi të fuqishëm kriminal, që operon në Shqipërinë e Mesme. Burime nga grupi hetimor, bëjnë me dije se armët e sekuestruara, disa prej të cilave edhe ishin modifikuar e përshtatur si Snajper me shënjestra optike, do përdoreshin për ekzekutime mafioze.

Hetuesit tregohen mjaft të rezervuar në dhënin e detajeve, pasi hetimet janë ende në vijim, por burime të sigurta i thanë Fax News, se zbulimi i këtyre armëve, mund të zbardhë edhe atentate, apo tentativa vrasjes që kanë ndodhur vitet e fundit. Hetuesit janë duke kryer hetime itensive për identifikimin e personave të tjerë që janë pas këtij aktiviteti, pasi sipas të dhënave që Fax News ka siguruar i riu, i arrestuar nuk është i vetem i përfshirë në ketë aktivitet kriminal. Ndërkohë armët janë dërguar ne laboratorin e ekspertizës jo vetëm për të mësuar nëse këto armë janë përdorur në ngjarje kriminale, por edhe për të gjetur shenja gishtërinjsh apo gjurmë ADN-je, të personave të tjerë tek armët e sekuestruara.

Gjithashtu për ekspertizë janë dërguar dhe aparatët celularë dhe laptopi i sekuestruar, me shpresë për të zbardhur aktivitetin kriminal të personave të përfshirë. Arsenali i armëve, u gjet në një garazh të marrë me qira nga 27-vjeccari, Eno Papa Alias Beqiri në zonën e Liqenit të Thatë. Ne cilësinë e provës materiale në këtë ambjent blutë e kryeqytetit gjetën 2 snajpera, 4 arme zjarri kallashnikov, 2 armë zjarri automatike, 4 armë zjarri pistoleta me silenciator, 85 pako me fishekë të kalibrave të ndryshëm, një sasi me krehra armësh, pjesë të ndryshme armësh, shënjestra optike për snajper, tre kallëpe tritoli, sasi lënde e dyshuar eksplozive, 2 palë portotarga elektrike për fshehjen e targave, një automjet, 3 aparate celulare, 2 laptopë, 5 paruke dhe një pasaportë e dyshuar e falsifikuar. Heimet vijojnë për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë që janë të përfshitë në këtë aktivitet kriminal.

Gjendet arsenal armësh në garazhin e një pallati në Tiranë, sekuestrohen pistoleta e snajper, arrestohet 27-vjeçari (Njoftimi i policisë)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re