Skip to content

Detaje të reja/ Hidhet në erë me tritol biznesi në Durrës, familjarët: Kjo është hera e 5-të (EMRI)

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Detaje të reja raportohen në lidhje me shpërthimin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një biznes në Durrës.

Biznesit të Shaban Agës, në zonën e Kënetës në Durrës iu është vendosur lëndë plasëse. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, vetëm dëme materiale. Familjarët janë shprehur për mediat se ngjarja po përsëritet për herë të pestë e se janë të tmerruar për atë që po iu ndodh.

“Na hodhën tritol, na tmerruan. Është e pesta herë që na ndodh”, janë shprehur familjarët për mediat.

Policia ka njoftuar se po vijon puna për kapjen e autorëve të ngjarjes. Forcat blu kanë sqaruar se autor i ngjarjes dyshohet të jetë një 31-vjeçar nga Burreli pasi ka konflikte me pronarin. Bashkë me të riun, në këtë ngjarje morën pjesë edhe persona të tjerë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë