Skip to content

Detaje të reja/ Korrupsioni me tenderin, edhe dy në pranga; sekuestrohet sasi e madhe parash

Të tjerë detaje kanë dalë nga hetimet për korrupsionin me një tender në burgun 313 të Tiranës. Përveç drejtorit janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, ndërsa nën cilësinë e provës materiale është sekuestruar një sasi e madhe parash.

Eduart Struga ndodhet në ambientet e drejtorisë së Policisë së Tiranës ndërsa ditën e nesërme policia do të ketë një njoftim zyrtar për këtë ngjarje për shkak se operacioni është ende në vijim.

Drejtori i burgut 313 është arrestuar mbi dyshime se ka kryer veprën penale të korrupsionit për një tender, pas një hetimi 3 mujor nga Prokuroria e Tiranës.

Një operacion i mbërritur në rrugë operative pranë drejtorisë së Policisë Kriminale vuri në lëvizje prokurorinë e cila zhvilloi edhe përgjime në këtë hetim, duke çuar në shoqërimin në polici të drejtorit të burgut.  Dyshohet që në këtë skemë korruptive të ketë të përfshirë edhe zyrtarë të tjerë të burgjeve.

Sipas burimeve dy personat e arrestuar së bashku me drejtorin e burgut Eduart Strugaj, njëri është vartës i tij në burgun 313, ndërsa i arrestuari tjetër është punonjës në një sektor privat.

Pas kontrolleve të tre të arrestuarve, janë sekuestruar një shumë e konsiderueshme parashë për të cilat dyshohet se janë pjesë e parave të marra në mënyrë korruptive përmes tenderit.