Skip to content

Detaje të reja mbi plagosjen e administratorit në Lezhë, konflikt “njëvjeçar” me autorin, gjithçka ndodhi pasi Marku doli nga zyra e tij

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Lezhë, në njësinë administrative Kallmet, ku mbeti i plagosur administratori Besnik Simoni. Ndërsa autori i ngjarjes, Altin Marku ende nuk është vënë në pranga.

Mësohet se konflikti i ka fillesat që para një viti ku administratori, ka pasur një ngatrresë me autorin që e ka qëlluar nuk dihen shkaqet por sërish ditën e sotme janë konfliktuar brenda zyrës së njësisë administrative.

Sapo ka dalë nga zyra e administratorit, Besnik Simoni, autori ka shkuar në shtëpi dhe ka marrë armën. Fill pas kësaj i ka zënë pritë Simonit në momentin kur ky i fundit së bashku me një person tjetër po kalonin me makinë në autostradë.

Si rezultat i breshërisë së atuomatikut, Besnik Simoni u plagosur me 3 plumba ndërsa aktualisht ndodhet në spitalin e Tiranës pasi u transportua me urgjencë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb