Detaje të reja nga abuzimi me 12-vjeçaren në Mat, monstra kishte lidhje me motrën e saj që ishte e divorcuar

monstra-e-matit.png

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Detaje të reja kanë dalë në dritë rreth 47-vjeçarit, banor i fshatit Lis, në rrethin e Matit, që u arrestua pasi akuzohet për përdhunimin e një 12-vjeçareje. Ai është identifikuar si Urim Cenuka (Hoxha), i cili prej kohësh kishte lidhje intime me një grua të divorcuar, ndërkohë që ajo mbante në banesë edhe një motër nga ana e babait, pikërisht 12-vjeçaren.

Dy netë më parë në Policinë e Matit ka mbërritur një denoncim nga minorenia P. M., e cila u tha oficerëve të Policisë Gjyqësore se është përdhunuar disa herë nga 47-vjeçari, madje është kërcënuar për të mos treguar. Edhe banorë të zonës herë pas here kanë informuar Policinë e Burrelit se ky shtetas frekuentonte banesën e dy motrave dhe ndonjëherë i merrte në shtëpinë e tij.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë ndalimi i shtetasit Urim Cenuka, 47 vjeç, banues në Mat, pasi dyshohet se rreth dy javë më parë ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 12-vjeçe dhe me datë 01.12.2021 ai e ka kanosur atë për të mos treguar. E mitura, së bashku me familjarët, ngjarjen në fjalë e kanë kallëzuar në Komisariat ditën e djeshme dhe materialet procedurale në ngarkim të shtetasit Urim Cenuka i kaluan Prokurorisë Mat për veprat penale ‘Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur’ dhe ‘Kanosja’”, thanë burime pranë Komisariatit të Policisë Mat.

Po hetohet sakaq roli i motrës së minorenes në këtë ngjarje të rëndë, pasi autori i dyshuar kishte lidhje intime me të. Vajza është marrë në mbrojtje nga Policia dhe do të dërgohet në një qendër sociale, ndërkohë mjekët gjinekologë kanë nisur ekzaminimet për të qartësuar veprën penale të Urim Cenukës. I arrestuari i kishte dhënë fund martesës vite më parë nga bashkëshortja e tij (me të cilën ka disa fëmijë) për shkak të lidhjes që kishte krijuar me gruan e divorcuar.

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë