Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në aksin rrugor Levan-Vlorë, ku për pasojë ka ndërruar jetë një 18-vjeçar si dhe ndodhen në gjendje të rëndë 4 të rinj.
Gazetarja e Faxnews nga Vlora, Afrovita Hysaj bën me dije se në këtë aksident dyshohet se shkak është bërë shpejtësia e madhe e njërit prej automjeteve. Dyshohet se drejtuesi i automjetit të tipit ‘Benz’ i drejtuar nga 40-vjeçari i identifikuar me inicialet A.K ka përplasur automjetin tjetër të tipit ‘Benz’ i cili ishte parkuar në një nga xhepat e autostradës.
Si pasojë e përplasjes një 18-vjeçar nga qyteti i Fierit nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra, ndërsa 4 të rinjtë e tjerë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Gazetarja e Faxnews nga Spitali i Vlorës bën me dije se dy nga 4 të rinjtë e aksidentuar ndodhen në sallën e operacionit, ndërsa dy të rinjtë e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Para pak momentesh bluzat e bardha të Spitalit të Vlorës kanë bërë kërkesë për dhurim të gjakut për shkak se të rinjtë kanë humbur shumë gjak.
vijon…
(R.G/Faxweb.al)
/faxweb
