Skip to content

Detaje të reja nga arrestimi i Sokrat Vatës – Vrau të riun francez te hotel “Principote”, 29-vjeçari u kap në makinë me një shtetase të huaj dhe një turk

ewrwerewr 1

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me arrestimin e Sokrat Vatës, 29-vjeçarit që dyshohet se vrau të riun francez në hotelin “Principote” në Ksamil.

Sipas të dhënave të reja, në automjetin ku u gjet Vata, drejtuese mjeti ishte një shtetase e huaj, ndërsa në vendin e pasagjerit ndodhej një shtetas turk.

Nga verifikimet paraprake dyshohet se Vata, përveç detyrës si roje plazhi pranë kompleksit “Principote”, shërbente njëkohësisht edhe si roje e sigurisë për hotelin. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.