Skip to content

Detaje të reja nga asfiksimi i të moshuarës në Astir, dysheku elektrik i shkaktoi vdekjen 69 vjeçares

Fax News ka mësuar detaje të reja nga vdekja e 69 vjeçares Lumturi Zaimi. E moshuara dyshohet se ka humbur jetën nga asfiksia teksa ngrohej me batanije elektrike.

Fillimisht policia raportoi se dyshohet se e moshuara humbi jetën nga asfiksia nga zjarri, por burime për Fax News bëjne me dije se kur ka mbërritur në banesë, policia nuk ka gjetur gjurmë të zjarrit.

Policinë e ka lajmëruar e bija e të ndjerës, e cila jetonte e vetme dhe u gjet e vdekur në shtratin e saj, pasi dyshohet se u asfiksua.

Njoftimi paraprak i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Në rrugën “Loni Ligori” në Astir, në banesën e shtetases L.Z, 69 vjeçe, dyshohet ka rënë zjarr dhe për pasojë shtetasja L.Z, që jetonte e vetme, ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e asfiksisë.

Trupi i pajetë do të transportohet drejt morgut për ekspretizë mjeko-logjore me qëllim përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb