Detaje të reja mësohen nga atentati me eksploziv i ndodhur në tetor të 2019, me shënjestër Domart Konjarin, por në të vërtetë sulmi për pak sa nuk rezultoi fatal për kunatin e tij,Artion Bylyku.

Dëshmia e Enver Jamakut, i arrestuar disa javë më parë si vënësi i tritolit në makinën e Gjon Menës në Kamëz, ndihmoi hetuesit që të zbardhnin edhe tre ngjarje të tjera kriminale, ku ai dhe kushëriri Ermond Jamaku kanë qenë të përfshirë.

Nga deklaratat në dosjen e prokurorisë, Enver Jamaku ka treguar sesi bashkë me kushëririn e tij Edmondin i vunë tritolin automjetit të Artion Bylykut, kunatit të Domart Konjarit në vitin 2019.

Enver Jamaku  pranon se ai dhe kushëriri i tij Edmondi janë personat që vendosën dhe shpërthyen tritolin në automjetin e Artion Bylykyt, por ai sqaron se objektivi nuk ka qenë Bylyku, por kunati i tij, Domart Konjari.

18 baza ku magazinoheshin dhe modifikoheshin armatime të ndryshme luftarake nga grupe të rrezikshme u goditën nga Policia e Tiranës pak ditë më parë. Ky operacion çoi në zbulimin e tre ngjarjeve kriminale në kryeqytet, një ndër të cilat sulmi ndaj automjetit të Artion Bylykut. Ditën e sotme Gjykata e Posaçme la në burg 9 të arrestuarit në kuadër të operacionit që zbuloi 18 bazat e armatimit.

(E.H/Faxweb.al)

?

Koalicioni i udhëhequr nga PD (55%, 11,277 Votes)
PS (28%, 5,702 Votes)
Nuk do të votoj (9%, 1,787 Votes)
LSI (5%, 1,021 Votes)
Të tjera (4%, 838 Votes)

Total Voters: 20,625

 Loading …

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re