Dy kushërinjtë Blerim Preçi (28 vjeç) dhe Klisman Preçi nga Miloti ishin objektivi i atentatit të ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë.

Burimet e “Fax News” bëjnë me dije se shënjestra Blerim Preçi ka pasur probleme në të shkuarë dhe vetëm pak ditë më parë kishte ardhur nga Belgjika.

Autoret kanë qëlluar me breshëri automatiku nga një makinë në lëvizje në drejtim të një foristrade tip Mercedes Benz ‘ML’, Si pasojë e të shtënave makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, gjatë tentativës për t’i shpëtuar plumbave.

Bëhet me dije se autoret janë larguar në drejtim të Laçit me një makinë tip “Audi” ngjyrë gri. Grupi hetimor në vendngjarje po administron çdo provë e të dhënë, për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë: 
Lezhë / Informacion paraprak

Rreth orës 20:05, në Ishull Lezhë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti në lëvizje, brenda së cilit udhëtonin shtetasit B.P.dhe K.P.

Për pasojë nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor në vendngjarje po administron çdo provë e të dhënë, për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

 

Breshëri automatiku në drejtim të dy personave nga Miloti, kush ishte 30-vjeçari me mbiemrin Preçi objektivi i atentatit në Lezhë? (Reagon policia)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re