Detaje të reja kanë dalë në dritë për sa i përket ekzekutimit mafioz të një 32 vjeçari shqiptar në Athinë, në ambientet e një lokali.

Sipas mediave greke, shqiptari lëvizte me jelek antiplumb, prandaj dhe i kishte shpëtuar më parë atentateve të bëra ndaj tij, më i fundit në shkurt të këtij viti.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari është i njëjti person që iu bë atentat në shkurt të këtij viti, ngjarje e ndodhur në Athinë.

I riu mori dy plumba në trup dhe ia doli të mbijetonte, ndërsa autorët nxituan të largoheshin pasi panë një grup efektivësh në rrugë.

Ata u larguan duke kërcënuar një taksist të cilin e detyruan t’i çonte në Larissa, por kur zbritën aty, harruan armën brenda makinës. Por, ky nuk ishte i vetmi atentat që i shpëtonte shqiptari. 32-vjeçari që u vra sot u kishte shpëtuar edhe dy atentateve të tjerë më herët.

Megjithatë, ditën e sotme autori i ngjarjes nuk dështoi. Ai ju afrua në lokal 32 vjeçarit dhe e qëlloi me 8 plumba, shumica e të cilëve e kapën ne kokë. Menjëehrë pas atentatit, autori u largua i qetë me një taksi.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari rezulton të jetë vënë në pranga më herët për trafik droge, vrasje në tentativë dhe pastrim parash dhe pikërisht këto janë pistat që grupi hetimor ka mbi tavolinë për hetimin e këtij krimi. Identiteti i viktimës, ende është mister.

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re