Një 24-vjeçar nga Somalia sulmoi në Vyrcburg (Würzburg) kalimtarët duke vrarë tre vetë dhe plagosur pesë të tjerë. Një zëdhënës i policisë tha se ai jetonte në Vyrcburg.
Policia arriti ta vinte nën kontroll dorasin pasi e plagosi me një të shtënë në këmbë.
Sipas njoftimeve të medias shkak i sulmit qe një mosmarrëveshje midis autorit të krimit dhe një gruaje, e cila gjithashtu është një nga pesë të plagosurit.
“Ne nuk kemi asnjë provë për autorë të tjerë”, tha një zëdhënës i policisë. Në të njëjtën kohë policia bëri thirrje për përmbajtje në rrjetet sociale, sepse menjëherë pas krimit, në mediat sociale u shfaqën videot e para që pretendonin se ishin nga vendi i ngjarjes./DW
Tmerr në Gjermani/ Një person me ngjyrë vret me thikë 3 njerëz dhe plagos 6 të tjerë në mes të qytetit (VIDEO)
…
/faxweb