Skip to content

Detaje të reja nga gjetja e trupit të pajetë në Peqin: Ka dy plagë me armë zjarri, dyshohet se është vrarë që mbrëmjen e djeshme

Detaje të reja janë mësuar lidhur me gjetjen e trupit të pajetë në Peqin. Burime bëjnë me dije se viktima kishte marrë dy plagë me armë zjarri, një në shpinë dhe një në brinjë. Dyshohet se viktima, ende e paidentifikuar mund të jetë vrarë që mbrëmjen e djeshme.

Sot 45-vjeçari i pajetë u gjet nga Policia e Peqinit në afërsi të lumit Shkumbin dhe akoma nuk jane mësuar rrethanat se si është ekzekutuar.

Burime nga policia e Elbasanit bëjnë me dije se trupi i 45-vjecarit është dërguar në morgun e spitalit të qytetit nga ku pritet të bëhet identifikimi i tij.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb