Skip to content

DETAJE TË REJA nga kokaina mes bananeve në Durrës/ Sa është sasia e drogës së kapur, kamioni ishte nisur nga…

foto iluestruese

I njëjti skenar, e njëjta rrugë, vetëm shifra ndryshon. Një tjetër kamion me kokainë mes bananeve është ndaluar këtë të martë në portin e Durrësit, ndërsa burime bëjnë me dije se brenda tij dyshohet se ka një sasi prej 150 kilogramësh lëndë narkotike të llojit kokainë.

Kamioni po transportonte banane nga Ekuadori, ndërkohë që policia kufitare ka pasur dyshime dhe ka kërkuar kontrollin e imtësishëm të tij.

Kontrolli dhe peshimi i lëndës narkotike është duke vijuar ende, ndërkohë që autoritetet tregohen shumë të rezervuara në dhënien e informacioneve.

Momentalisht nuk dihet emri i shoferit që po transportonte kokainën, i cili është ndaluar, dhe as kompania që do të priste bananet në Durrës, e bashkë me to edhe drogën.

/faxweb