Skip to content

Detaje të reja nga krimi i rëndë brenda familjes në Burrel/ Po i dhunonte para syve të ëmën, vajza vret babain e saj, viktima dyshohet se…

Drejtoria e Policisë Diber

Një krim i rendë brenda familjes ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në fshatin Gurrë e Vogël në Burrel, ku ka mbetur viktimë shtetasi Ylber Lezi.

Dyshimet e para janë se 48-vjeçari është vrarë nga vajza dhe bashkëshortja e tij, brenda në banesë.

Policia i ka konstatuar plagë në kokë dhe trup, që dyshohet se i janë shkaktuar nga goditja me sende të forta.

Burime për Fax News kanë zbuluar dhe dinamikën e krimit të rëndë, ku Lezi dyshohet se nën efektin e alkoolit ishte duke dhunuar bashkëshorten e tij, e cila kishte telefonuar policinë për ndihmë.

E gjendur përballë babait që po i dhunonte nënën, ka qenë vajza e çiftit, mosha e të cilës nuk dihet ende ajo që ka qëlluar me sende të forta në kokë babain e saj, i cili ka ndërruar jetë në vend.

Në momentin kur policia ka shkuar në banesë, Lezi ka qenë i pajetë, ndërsa nënë e bij në gjendje shoku janë shoqëruar nga policia, për veprime të mëtejshme.

Sipas banorëve të zonës, i ndjeri ishte konsumues i rregullt i alkoolit,  çka bënte që dhe problemet në familjen e tyre të ishin të vazhdueshme.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb