Detaje të reja kanë dalë nga laboratori i kokainës që u gjet në fshatin Frakull e Madhe në Fier.

 

 

Laboratori ishte ndërtuar në pjesën e pasme të ndërtesës ndërsa banesa dhe oborri i Viktor Çervanakut janë të rrethuara me mure të larta.

 

 

Mësohet se përgjimet në lidhje me ngjarjen kanë nisur që në fillim të gushtit e më pas është arritur të zbulohet se lënda narkotike.

 

 

Gjatë operacionit janë kapur edhe armë.

 

 

Ekspertiza e lëndës narkotike pritet të kryhet në Tiranë nga ku do të dalë edhe sasia e plotë e saj.

 

 

Nga oborri i shtepisë së ish kryekomunarit Çervanaku janë ngarkuar tre kamionë të policisë, ndërsa është shtuar prania e forcave policore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re