Detaje të reja kanë dalë në dritë sa i takon ‘çmendurive’ të Klodian Çalamanit, konkretisht dhunimit që i bëri një 16-vjeçare në vitin 2012, së bashku me disa persona të tjerë.

Gazetari Spartak Koka deklaroi në Opinion  se vajza u zhvesh dhe u dhunua në sy të disa personave, përfshirë këtu babain e verbër të Klodian Çalamanit, që ishte në gjendje të dehur.

“Se nuk kemi thënë një gjë tjetër. Në praninë e babait të verbër, dhunimi i vajzës dhe heqja e lirisë. Vetë vajza deklaron se babai i Çalamanit, që tashmë nuk jeton, ka qenë në gjendje të dehur. Vetëm dëgjonte zhurma, nuk reagonte, por ka qenë i verbër. Duke patur gjithë këto fakte, gjykata nuk ka kërkuar vlerësim psikiatrik”, tha Koka.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re