Detaje të reja dalin në dritë nga e shkuara e motrave Metani dhe autorit të vrasjes së tyre Përparim Ademi. Mësohet se të tre ata kanë qenë të dënuar në Greqi për prostitucion dhe për kalim të paligjshëm të kufirit.

Burime bëjnë me dije se Kristina dhe Zhaneta Metani kanë ushtruar prostitucion në Greqi, ndërkohë që Ademi ka qenë tutor i tyre. Nga familja e dy viktimave ka pasur akuza dhe se Ademi ka shitur fëmijë të dy motrave Metani në shtetin grek. Së fundi ato kishin marrë një shtëpi me qera në zonën e Kavallës në Greqi, qytet i cili ndodhet në veri të vendit, rreth 3 orë larg nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës.

Burime bëjnë me dije për Fax News se Ademi, sipas sistemit TIMS në 12 vitet e ka dalë jashtë vendit më shumë se 30 herë. Sipas TIMS-it, 59-vjeçari nga viti 2008 ka qenë në Greqi plot 18 herë. Gjatë kësaj periudhe ai ka udhëruar 3 herë në Maqedoninë e Veriut, dhe 9 herë të tjera drejt Italisë.

Udhëtimi i fundit i tij jashtë vendit ka qenë në Greqi, janarin e vitit 2020, ku qëndroi 1 javë. Referuar TIMS-it, në shumicën e udhëtimeve autori i vrásjes së dyfishtë ka qenë i shoqëruar nga motrat Metani. Familjarët e 2 motrave të vrára ákùzojnë Ademin për tráfik fëmijësh, që sipas tyre bëhej në shtetin grek, e më konkretisht në zonën e Selanikut.

Ndërkohë që për këtë rast pròkuroria ka regjistruar edhe procêdim pênal, si dhe kanë nisur hêtimet. Përparim Ademi vráu motrat Zhaneta Metani e Kristina Bardhi mëngjesin e 31 dhjetorit, në banesën e vìktìmave, pas një konflikti që ka pasur me to.

Ademi kishte lidhje me të dyja motrat, ndërkohë që për këtë marrëdhënie kishte dijeni dhe gruaja e tij, e cila me kalimin e viteve ishte bërë shoqe me dy vìktìmat.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re