Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e ndodhur në Manastir të Ksamilit ku është gjetur e mbytur shtetasja Vasiliqi Babi e cila ishte banore e lagjes numër 2 në Sarandë.

Mësohet se e moshuara së bashku me vajzën e saj ka qenë duke nxjerrë midhje nga deti me anë të një varke që e përdornin për të peshkuar. Gjatë kësaj kohe, aksidentalisht 70 vjeçares i ka shkarë këmba dhe si pasojë ka rënë në ujë dhe është mbytur.

Persona të cilët ndodheshin në vendngjarje kanë tentuar ta shpëtojnë por kur kanë arritur ta nxjerrin nga uji, është vënë re se e moshuara ishte e pajetë.

Policia e Sarandës ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re