Detaje të reja janë zbardhur për ngjarjen e rëndë që ndodhi paraditen e kësaj të hëne në Vlorë, ku mbeti i vrarë 55-vjeçari me profesion inxhinier, Armando Meshau.

Gazetarja e ABC News, Valbona Davidhi ka treguar se sherri mes tyre ka ndodhur për çështje pronësie dhe çështje borxhes, pra të lidhura me njëra-tjetrën.

Sipas gazetares, autori nuk ka pasur si qëllim ta vriste, por vetëm me dy grushta e ka lënë të vdekur në vend.

“36-vjeçari është duke u marrë në pyetje për të kuptuar motivin e ngjarjes. Ajo që dim nga policia është që kemi të bëjmë me një konflikt të çastit. Por nga burime jozyrtare, është konfirmuar që konflikti e ka pasur zanafillën në çështje pronësie ose çështje borxhes. Gjithsesi këto të dyja janë të lidhura me njëra-tjetrën.

Ajo që dimë nga vendi i ngjarjes është se 55-vjeçari ka humbur jetën në vend, pasi ka marrë dy goditje. Autori nuk ka pasur si qëllim ta vriste, thjesht ka nisur si një konflikt që ka përfunduar në dhunë”, tha Davidhi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re