Skip to content

Detaje të reja nga plagosja e të resë në Vlorë/ Autori i nxori armën në mes të lokalit, hodhi dhe një granatë

Një vajzë ka mbetur e plagosur mesditën e kësaj të shtune në Vlorë, ngjarje kjo e ndodhur pranë poliklinikës së qytetit.

Burime bëjnë me dije se policia ka arrestuar të riun që ka qëlluar më armë zjarri ndaj saj në mes të lokalit.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se i riu ka hedhur dhe një granatë në lokalin ku ndodhi plagosja.

E reja është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës, ndërkohë që gjendja e saj paraqitet e qendrueshme.

Policia ka rrethuar zonën dhe hetimet për ngjarjen vijojnë.

Vijon…

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb