Skip to content

Detaje të reja nga plagosja te Todi Shukurti: Sherri nisi pas ‘fërkimit’ të makinave, policia identifikon autorin (VIDEO)

“Jetmir Marashi bëhet me dije se ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë. Kanë qenë disa të shtëna sipas burimeve. Dyshohet se është përdorur një pistoletë. Burimet e sherrit bëhet me dije se kanë qenë motive banale. Ende nuk është zyrtare nëse mes autorit dhe dy të plagosurve ka pasur apo jo të mëparshme. Sherri nisi për shkak të reagimit të ashpër të një prej palëve për përplasje të makinave. Policia ka mbërritur në vendngjarje. Autori është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Ka pasur dhe një shërbim patrulle, e cila dyshohet se ka pikasur automjetin me të cilin është larguar autori. Është bërë i mundur identifikimi i autorit dhe po punohet për kapjen e tij“, raportoi gazetari i Fax News, Fatjon Gjinaj.

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, dy të plagosur në rrugën Todi Shkurti

/faxweb