Detaje të reja janë mësuar nga shpërthimi me tritol që tronditi mbrëmjen e sotme qytetin bregdetar të Vlorës, shpërthimi i parë me eksploziv në vendin tonë për vitin e ri 2022.

Mësohet se makina ka qenë e parkuar në të njëjtin vend prej kohësh, gjë e cila të bën të dyshosh se pronari nuk ndodhet në zonë për momentin, por ky ka qenë më tepër një sinjal paralajmërues për të.

“Nga komunikimi me banorët e lagjes, mësohet se makina ka disa ditë që është e parkuar në të njëjtin vend, gje e cila të bën të dyshosh se pronari nuk ndodhet në zonë për momentin. Ky informacion nuk është i konfirmuar ende“, raportoi gazetarja Afrovita Hysi nga qyteti i Vlorës.

Mesohet se lënda shpërthyese ka qenë e vendosur në pjesën e parë të makinës, dhe fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur njerez të dëmtuar por vetëm dëme materiale.

Më herët Fax News raportoi se makina e shpërthyer me tritol është në pronësi të shtetasit Benard Sinomataj.

Fax News sjell pamje të reja nga vendi i ngjarjes ku shihen hetuesit duke kqyrur automjetin tip Pasat, goma e parë e të cilit është shkatërruar thuajse fare.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re