Fax News mëson detaje të reja nga shpërthimi me tritol që ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Vërdovë të Pogradecit, në portën e jashtme të një banese.

Pronari i banesës është Arben Xhukellari. Nga informacionet e deri tanishme, ky shtetas ka qenë në arrest shtëpie, pasi është arrestuar për lejim të prerjes së druve.

Mësohet se ka punuar në bashkinë e Pogradecit, në sektorin e pyjores si inspektor. Nga infot nuk ka konflikte me njeri megjithatë hetimet vijojnë për të mësuar shkakun e vendosjes së tritolit.

Flet Avni Xhukellari kushëri i Arben Xhukellari: Shpërthimi ishte i fortë u tmerruam. Policia ka ardhur shumë shpejt dhe kanë bërë të gjitha matjet dhe punën e tyre. Nuk kemi konflikte me njeri, 

Arbeni është mjaft i respektuar në fshat dhe nuk ka asnjë konflikt me askënd as në fshat e as kudo tjetër. Edhe vetë Arbeni ka deklaruar se nuk ka konflikte. Përvecse terrorit të shkaktuar nga shpërthimi i fortë dhe terrorizimit të fëmijëve dhe familjes.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re