Skip to content

Detaje të reja nga shqiptarët që do të riatdhesohen nga Siria, gratë dhe fëmijët mbërrijnë në Qamishli

Disa orë më parë kanë mbërritur në Qamishli gratë dhe fëmijët që do të riatdhesohen ditën e nesërme në Shqipëri. Lajmin e bën të ditur me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, gazetari Taulant Koplikaj.

Ai ka publikuar foto të grave dhe të fëmijëve ndërsa mbërrinin në Kurdistanin Sirian. Në Qamishli u mbajt edhe një konferencë për shtyp në të cilën morën pjesë edhe Gledis Nano dhe Indrit Doda, numri një dhe dy i antiterrorit në Shqipëri.

Kujtojmë se në Beirut të Libanit ka nisur operacioni i shpëtimit nga kampi famëkeq Al Hol dhe kthimit të fëmijëve e grave të tjera në Atdhe. 5 gra dhe 14 fëmijë shqiptarë pritet të mbërrijnë mëngjesin e së dielës në Shqipëri.

Drejt Tiranës do të udhëtojë:

B.K nga Tirana me 5 fëmijë.
E.V nga Dibra me 4 fëmijë.
L.K nga Tirana me 2 fëmijë
K.Z nga Tirana me 3 fëmijë
R. B nga Librazhdi

Disa prej këtyre fëmijëve kanë lindur në Siri. Disa prej burrave të këtyre pesë grave janë vrarë gjatë luftimeve si pjesë e ISIS ndërsa ata që janë gjallë ndodhen në burgjet kurde.

VIDEO/ Qan me ngashërim dhe fshin lotët me duart e vogëla, shihni si lutej Jasmina nga kampi sirian për t’u kthyer në Shqipëri (Përshëndetja për shoqet e ngushta në Tiranë)

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb