Detaje të reja kanë dalë në dritë mbrëmjen e sotme nga tentativa për vetëvrasje që ndërmori Bledar Selmanaj, i akuzuari si vrasësi i Xhuljano Bullarit.

Rojet e burgut kanë konstatuar Selmanajn që ka tentuar të vetëvaret në qeli dhe e kane penguar ne momentin e fundit. Ai ndodhet momentalisht në infermierinë e burgut nën kujdesin mjekësor jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 të mbrëmjes së sotme. Dyshohet se rëndesa e ngarkuar psikologjike e kanë shtyrë autorin e dyshuar të krimit të rëndë të ndërmarrë një veprim të tillë

Selmanaj thotë se nuk është ai ekzekutori i Xhuljano Bullarit, por thotë se ai vetëm e ka nxjerrë në pritë djalin, ndërsa si autor ai thotë se janë persona me precedent të theksuar penale në Vlorë.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re