Detaje të reja janë mësuar për tragjedinë e ndodhur mesditën e kësaj të diele në plazhin Vilë-Boshtovë, ku u mbytën babai me dy djemtë e mitur.

Në një lidhje telefonike, gazetari i ABC News, Leonidha Musaj ka zbuluar se familja nga Tirana kishte zgjedhur që këtë fundjavë ta kalonte në këtë bregdet, por gëzimi është kthyer në tragjedi. Sipas tij, trupat aktualisht ndodhen në morgun e Kavajës dhe pritet të transportohen në morgun e Durrësit për ekspertizë të mëtejshme mjeko-ligjore.

LEXO EDHE: ABC News vëzhgim në Durrës, mungojnë vrojtuesit. Pushuesit: Nuk ndihemi të sigurtë

Musai ka theksuar se në këtë zonë mungojnë rojet bregdetare dhe nga një vrojtim i bërë nga ABC News në vijën detare të Durrësit është vërë re një mungesë personeli dhe vëzhguesish.

“Në fakt është një ngjarje e rëndë e regjistruar rreth orës 12:00 të mesditës së sotme. Tre persona të së njëjtës familje kishin zgjedhur që ditën e sotme ta kalonin gjithë gëzim në këtë bregdet, por u kthye në tragjedi. Ata aktualisht ndodhen në morgun e Kavajës, por që do të transportohen drejt morgut të Durrësit për ekspertizë të mëtejshme mjeko-ligjore. Në momentin e ngjarjes janë ndodhur shumë persona aty, të cilët janë përpjekur të japin ndihmën e parë mjekësore, por ka qene e pamundur

Në djeninë time në zonën që ka ndodhur kjo ngjarje mungojnë vëzhguesit e plazhit, për këtë arsye përballemi sot me tre viktima. Vetëm një ditë më parë, nga një vrojtim i bërë nga ABC në vijën detare të Durrësit kemi vërë re një mungesë personeli, vëzhguesish dhe rojesh bregdetare, që do të thotë jemi në mëshirë të fatit, pavarësisht se bregdeti i Durrësit ka një reliev deri diku të sheshtë për metra e metra të tëra, ku është shumë e vështirë që të mbytesh, por gjithsesi prezenca e tyre do të jetë deçizive siç ishte në rastin e sotëm”, tha gazetari.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re