Skip to content

Detaje të reja nga tritoli në kamëz: I forti i Myslym Shyrit pagoi 40 mijë euro për ekzekutimin e Gjon Memës

Detaje të reja janë zbuluar për shpërthimin me tritol në Kamëz në datë 9 shkurt, që pati si objektiv Gjon Memën.

Mësohet se Gjergj Cukali, i cili njihet si i forti i Mysym Shyrit, i ka premtuar 40 mijë euro dy vëllezërve Edmond dhe Enver Jakimi, të dy të arrestuar si autorët e dyshuar të vendosjes së tritolit ndaj Menës.

Policia ka arrestuar ditën e sotme 3 autorët e dyshuar të ngjarjes, një ndër të cilët një emër i njohur për policinë, Gjergj Cukali, i dënuar më parë për vrasje. Cukali dyshohet të jetë porositësi i shpërthimit me tritol ndaj Gjon Memës.

Fillimisht, Cukali ka paguar 10 mijë euro dhe pjesa tjetër e parave do të jepej pas eleminimit të objektivit.

Gjergj Cukali njihet edhe si mik i ngushtë i Emiljano Shullazit, dhe rezulton i dënuar më parë për veprat penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’”,  “Armëmbajtja  pa leje” dhe “Rrëmbim personi”. Ai gjithashtu është i dyshuar si një nga autorët e vrasjes së Arben Bilali, ish-policit që u ekzekutua në zonën e Selitës në Tiranë, ngjarje e cila ndodhi në 30 Janar 2019.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb