Faxweb.al mëson detaje të reja nga vdekja e 17-vjeçarit në spitalin “Shefqet Ndroqi’, si pasojë e komplikacioneve pas infektimit me Covid 19.

Burime bëjnë me dije se i riu ka qenë prej një jave në terapi intesive dhe më pas në intubim, për shkak se virusi i ka prekur pothuajse 100% të mushkërive të tij. Ajo që e bën dhe më të rëndë situatën është fakti se në të njëjtin spital kanë qenë të shtruar dhe dy prindërit e tij.

Babai i 17-vjeçarit ndodhet ende në gjendje të rëndë për jetën, ndërkohë që e ëma e ka kaluar fazën e rrezikut, dhe i është rekomanduar nxjerrja nga ambientet spitalore.

Duket se infektimi i të tre anëtarëve ka bërë që gjendja e tyre të përkeqësohet më shpejt, ndërkohë që nuk bëhet me dije nëse kanë pasur sëmundje shoqëruese që të ketë bërë që gjendja e tyre të përkeqësohet më tej.

Po ashtu sot një 30-vjeçare e cila ka qenë shtatzënë, ka humbur jetën pas infektimit me Covid në qytetin e Elbasanit. Mësohet se ndaj nënës është ndërhyrë që të sillte në jetë fëmijën e saj në muajin e shtatë, për shkak të gjendjes së rënduar.

Pavarësisht ndërhyrjes për të hequr fëmijën i cili gëzon shëndet të plotë, nëna nuk ka mundur që të qendrojë në jetë, për shkak të komplikacioneve që ka shfaqur pas infektimit. (lexo edhe ketu) 

Prej një muaji tashmë numri i infektimeve me Covid në vendin tonë është në nivele alarmante, ndërkohë që numri i personave që kanë humbur jetën zyrtarisht që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 1666.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re