Fax News mëson detaje të reja nga grupi hetimor për ngjarjen e rëndë në fshatin Progër, ku mbetën të vrara vjehrra dhe nusja, Fatmira dhe Bukurije Bami, pas një grabitje të dështuar të bashkëfshatarit të tyre.

Burime bëjnë të ditur se autori Ali Zili, i ndaluar të shtunë nga policia,e ka kryer vrasjen dy ditë para se të zbuloheshin trupat e viktimave nga fqinjët e tyre.

Ali Zili natën e vrasjes, pas krimit ështe larguar nga fshati me një taksi në drejtim të Korçës,duke i thënë taksistit që i ishte rrëzuar nëna.

Rrobat e gjakosura nga përleshja me dy viktimat Zili ja ka dhënë një endacaku në qytetin e Korçës. 36 vjeçari është munduar të fshehë gjurmët e krimit,duke u larguar për dy ditë nga fshati.

Të njëjtat burime pohojnë që autori i krimit ka pasur hematoma në duar, çfarë tregon që i ka goditur edhe me grushta viktimat ndërsa në duart e njërës prej viktimave janë gjetur tufa flokësh të autorit të krimit.

Arrestimi i Ali Zilit u bë në shtëpinë e tij. Për policinë motivi i ngjarjes mbetet grabitja.

Burime të siguruara pranë grupit të hetimit bëjnë me dije se 2 ditë më parë kishte ardhur nga Greqia vajza e 60 vjeçares. Kjo duhet se ka qenë dhe arsyeja qe Zili ka shkuar në shtëpinë e të moshuarve me shpresën për të vjedhur lekë.

Viktimat e shpërfytyruara totalisht nga goditjet në fytyrë me dru zjarri. Mësohet se Zili i ka dhunuar duke i tërhequr zvarrë pasi në vendngjarje shihen flokët e shkulura të viktimave. Pas vrasjes, i ka vendosur të dyja bashkë në të njëjtin vend.

Gjergji Zili vëllai i autorit të dyshuar për vrasjen e dyfishtë në fshatin Progër ka mohuar faktin se viktimat i kishin mbetur borxh vëllait të tij.

I ka tërhequr zvarrë, flokë të shkulura/ U fut për t’i grabitur por dy viktimat bënë rezistencë, si ka ndodhur skena e krimit të rëndë në Devoll (Detaje të reja)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re