Detaje të reja kanë dalë në dritë nga zbulimi i laboratorit të kanabisit që ndodhej vetëm 10 metër nga autostrada Fier-Lushnjë.

Gazetarja e ‘FaxNews’, Fatmira Bajramaj bënë me dije se policia e Fierit në bashkëpunim me atë të Lushnjës ishin vënë në dijeni për ekzistencën e laboratorit dhe menjëherë kanë mbikqyrur këtë ambient për të identifikuar personat që hynin dhe dilnin prej tij.

Ndërkohë deri më tani është arrestuar vetëm një person i cili dyshohet se është pronari i ish-karburantit ku ndodhej laboratori i drogës.

Deri më tani nuk ka ende një informacion zyrtar nga policia.

(R.G/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re