Skip to content

Detaje të reja/ Një i vdekur brenda makinës së djegur në Llogara, mësohet targa e mjetit dhe qyteti ku është i regjistruar

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Llogara në Vlorë, ku një person u gjet i vdekur brenda një makine që ishte përfshirë nga flakët.

Brenda automjetit nuk janë gjetur as armë dhe as gëzhoja, që mund të vërtetonin kryerjen e një vrasje.

Gazetarja e Fax News Vanesa Rahmani meson gjithashtu se, targa e makinës është AA169YX, e cila rezulton e regjistruar në Berat.

Policia ka verifikuar kamerat e sigurisë në bizneset aty pranë dhe është parë se ka qënë i vetëm kur ka hyrë në Llogara. Por ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar prej uniformave blu.

Mësohet se një nga pistat kryesore ku po hetohet është fakti se viktima është vetëvrarë. Ai është lyer me benzinë dhe i ka vënë flakën vetes.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:35, pas një njoftimi të marrë në sallën operative të DVP Vlorë, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendit të quajtur “Qafa e Llogarasë”, ku kanë konstatuar një automjet duke u djegur. Brenda automjetit dyshohet se si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën dhe është djegur një shtetas ende i paidentifikuar, në sediljen e drejtuesit të mjetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin e viktimës dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.