Gazetarja e Fax News, Afrovita Hysi ka përcjellë mbrëmjen e sotme detaje të reja nga plagosja në Llakatund të Vlorës, aty ku dy të rinj janë konfliktuar fizikisht për motive banale.

Gazetarja e Fax News sqaron se fillimisht në polici është raportuar për të shtëna me armë , mirëpo Policia bën me dije se nuk ka pasur përdorim arme por vetëm konfliktim fizik.

Dyshohet se shkak për sherrin është bërë një konflikt i mëhershëm familjar. Njëri nga personat ka qenë duke lëvizur me motor dhe si pasojë e sherrit është rrëzuar.

“Forcat e a shumta të Policisë kanë shkuar në zonë pas raportimeve që ka pasur të shtëna me armë. Policia sqaron se nuk ka pasur përdorim të armëve të zjarrit por një përleshje mes dy të rinjve. Një shtetas ka qenë duke udhëtuar me motor dhe i ka zënë rrugën një tjetri dhe ka pasur një perleshje mes tyre. Njëri ka përfunduar me fraktura. Mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive banale. Një konflikt në familje e ndodhur më herët mes tyre. Nuk ka pasur një përdorim të armëve, dhe vetë policia ka qenë e konfuzuar për këtë gjë”, raportoi Afrovita Hysi nga Vlora.

VIDEO/ Po lëvizte me motor, qëllohet me shufër hekuri një person në Vlorë (Të dhënat e para)

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re