Skip to content

Detaje të reja për shqiptarin që aksidentoi për vdekje një 76 vjeçar italian: Dyshohet se fshihet në vendin e origjinës

Autoritetet italianë janë vënë në kërkim të një personi rreth 50 vjeç, e që besohet se është shqiptar, që disa ditë më parë ka aksidentuar për vdekje një të moshuar në zonën e Trevizos.

Gazeta italiane “Corriere del Veneto” ka raportuar se Policia lokale e Trevizos po vazhdon kërkimet e saj për shoferin, i cili të shtunën e kaluar duke ecur përgjatë Via Podgora, përplasi italianin Luciano Paro, një pensionist 76-vjeçar duke i shkaktuar atij vdekjen.

Gazeta thotë se fatkeqësisht hipoteza se drejtuesi i mjetit, një shtetas shqiptar rreth 50 vjeç, që jetonte në Istrana, po fshihet jashtë vendit, e mbase në vendin e origjinës, po bëhet gjithnjë e më e besueshme.

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb